Protesta të dhunshme në Francë

Nga Exit News
Protesta të dhunshme në Francë

Shumë anarkistë me kapuç kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të policisë, të shtunën pasdite, në Paris, gjatë protestave kundër ligjti të ri të policisë.

Ata thyen vitrinat e dyqaneve, dogjën makina dhe thyen barrikadën e policisë. Policia ju kundërpërgjigj me breshëri gazi lotsjellës.

Mijëra njerëz kishin filluar marshimin paqësor në Paris kur shpërthyen përleshjet midis policisë dhe protestuesve, shumica të veshur me të zeza dhe fytyra të mbuluara. Disa përdorën çekanë për të thyer gurët e asfaltit.

Protestuesit po denonconin brutalitetin e policisë dhe planet e politikës së sigurisë së Presidentit Emmanuel Macron, për të cilat demonstruesit thanë se do të kufizonin të drejtat e njeriut.

Ata tundën pankarta që lexonin “Franca, toka e të drejtave të policisë” dhe “Tërheqja e ligjit të sigurisë”.

Policia e Parisit tha se rreth 500 persona të grupeve anarkiste ishin futur në protestë për të shkaktuar trazira.

Projektligji i propozuar nga qeveria I ndalon qytetarëve të fotografojnë ose të filmojnë një policië gjatë një aksioni dhe ta hedhin atë në rrjetet sociale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>