Protestat e vazhdueshme në Liban kundër qeverisë së korruptuar, të nisura që prej 4 gushtit pas shpërthimit në Beirut, kanë detyruar ministren e Informacionit Manal Abdel Samad që të japë dorëheqjen.
Të dielën, 9 gusht, ministrja, në një konferencë për shtyp, deklaroi dorëheqjen:
“Pas fatkeqësisë së madhe në Bejrut, paraqes dorëheqjen time nga qeveria. U kërkoj ndjesë libanezëve, nuk mundëm t’i arrinim pritshmëritë e tyre.”
Kjo nuk është zyrtarja e parë që dorëhiqet pas nisjes së protestave të dhunshme dhe të vazhdueshme nga qytetarët.
Deri tani, 6 deputetë dhe ambasadorja e Libanit në Jordani kanë lajmëruar dorëheqjen, pasi kanë deklaruar se nuk duan të kenë të bëjnë më me qeverinë e korruptuar të Hassan Diabit.
Protestat e dhunshme në Beirut nisën pas shpërthimit të 4 gushtit, ku humbën jetën të paktën 160 persona dhe u lënduan mijëra të tjera.
Deri tani si shkak i përplasjeve mes policive e qytetarëve, një polic ka humbur jetën.