Mijëra izraelitë protestuan kundër Kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem, të shtunën, kundër korrupsionit të dhe menaxhimit të pandemisë së koronavirusit nga qeveria.
Protestuesit u mblodhën jashtë rezidencës së Netanyahut, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Ata kërkuan që Netanyahu të heqë dorë nga menaxhimi i koronavirusit, duek thenë se ai është më i shqetësuar për gjyqin e tij për akuzat e korrupsionit se sa për vendin.
Media izraelite vlerësoi se rreth 10,000 njerëz morën pjesë në protestën e përjavshme në Jeruzalem. Organizatorët thanë se deri në 25,000 njerëz u bashkuan me protestën.
Kjo është java e 12 që qytetarët protestojnë në Izrael pavarësisht rritjes së numrave të të infektuarve me Covid-19.