Të paktën 60 qytetarë u arrestuan të shtunën, në Londër, gjatë një proteste kundër masave shtrënguese që qeveria ka marrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Protestuesit bllokuan rrugët në qendër të Londrës dhe mbanin në duar pankarta me parrulla të tilla si: ‘Jo më izolim’, ‘Mjaft na kontrolluat’.
Policia ndërhyri për të shpërndarë protestën, të cilën e cilësoi si të paligjshme, pasi masat kufizuese të marra nga qeveria ndalojnë organizimin e tubimeve e protestave.
Nga 2 dhjetori pritet që masat kufizuese të vazhdojnë në Londër, teksa kufizimet për pjesën tjetër të Anglisë do të lehtësohen.
Kryebashkiaku Sadiq Khan i bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të tregohen të kujdeshëm dhe të respektojnë masat, pavarësisht se numrat e të infektuarve ditorë kanë rënë si pasojë e kufizimeve:
“Nuk duhet të ketë vetëkënaqësi – ne e dimë se sa shpejt mund të përhapet ky virus.”