Protestë në Vienë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Protestë në Vienë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Qytetarë shqiptarë dhe të huaj protestuan sot në Vienë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ata protestuan përpara selisë qendrore të fondacionit Erste Stiftung, i cili në të kaluarën ka mbështetur financiarisht dhe përmes imazhit publik iniciativa për zhvillimin e demokracisë në Ballkan.

Protestuesit përzgjodhën fondacionin Erste Stiftung si përfaqësuese të atyre institucioneve joqeveritare austriake, prej mbështetjes së të cilave ka përfituar dhe vazhdon të përfitojë imazhi publik i kryeministrit Edi Rama dhe i kryebashkiakut aktual të Tiranës Erion Veliaj.

Protestuesit kërkojnë që fondacioni, si mbështetës i zërit të shoqërise civile, të mbajë qëndrim në lidhje me shembjen e një simboli të trashëgimisë europiane, siç ishte Teatri Kombëtar.

Për javët në vijim protesta qytetare në Vjenë synon të mbahet përpara organizatave të tjera joqeveritare dhe ndërkombëtare, për të sensibilizuar publikun ndërkombëtar për regjimin që është vendosur aktualisht në Shqipëri. Shembja e Teatrit Kombëtar ishte simptoma më eklatante e këtij regjimi autokratik.

WhatsApp Image at

WhatsApp Image at

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>