Dhjetra banorë të fshatit Bajkaj në Delvinë kanë protestuar kundër hapjes së një guroreje në zonën ish- ushtarake në Qafën e Breshërit.
Ata janë përplasur fizikisht me përfaqësuesit e firmës.
Policia ka shoqëruar disa prej banorëve në komisariat, ndërsa nga përfaqësuesit e firmës asnjë.
Gurorja, 96 mijë metër katrorë e madhe, sipas banorëve, po hapet pa marrë mendimin e qytetarëve.
Ministria e Infrastrukturës dhe kompania private kanë organizuar të mërkurën një dëgjesë publike, por banorët thonë se nuk janë njoftuar.
Burime nga Bashkia Delvinë kanë thënë, për BalkanWeb, se bashkia nuk ka pasur dijeni për këtë projekt dhe as nuk e ka miratuat atë.
Banorët kundërshtojnë hapjen e gurores pasi ajo do të dëmtojë natyrën e fshatit dhe do të ndosë mjedisin.