Protestuesit në SHBA rrëzojnë statujën e Kristofor Kolombit

Nga Exit News
Protestuesit në SHBA rrëzojnë statujën e Kristofor Kolombit

Statuja e Kristofor Kolombit në shtetin e Massachuset-it dhe të Virginias, në SHBA, u sulmua nga protestuesit më 10 qershor 2020, si një akt solidariteti me indigjenët. E njejta gjë ndodhi edhe në Boston.

Statuja u tërhoq me litar dhe u hodh poshtë. Ndërsa, baza e statujës u mbulua me grafit dhe me mbishkrimin “Kjo tokë është toka e Powhatan (drejtuesit të indianëve në SHBA)”, dhe “Kolombi përfaqëson genocidin”. Statuja ishte vendosur në dhjetor të 1927.

Memoriali i Kristofor Kolombit ka qënë objekt diskitimesh për shumë kohë, sepse sikur u shprehën kritikët, udhëtimi i tij për në SHBA nisi tregtinë transatlantike të skllevërve dhe i hapi rrugë kolonizimit evropian të banorëve autoktonë të Amerikës.

Shumë shtete amerikane kanë ndryshuar emrin e festës kombëtare në nder të Kolombit, duke e kthyer atë në festë për popullsisë vendase amerikane.

Protestuesit ishin pjesë e protestave kundër racizmit të nisura më 25 maj në SHBA, pas vrasjes së George Floyd nga një polic i bardhë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>