
Maturantët do të nisin provimet me atë të gjuhës së huaj që do të mbahet në 8 qershor.
Në datën 11 do të zhvillohet testimi i gjuhës shqipe dhe në 15 qershor ai i matematikës.
Nxënësit do të përmbyllin provimet në datën 18 me provimin e lëndës me zgjedhje.
Minstrja e Arsimit, Besa Shahini në një shënim në Facebook e quajti “sukses” përballimin e situatës pas tërmetit dhe koronavirusit dhe uroi maturantët për “fazën finale të maratonës”.