Rezultatet e provimeve të maturantë këtë vit do të shpallen brenda datës 30 qershor ndërsa diplomat jo më vonë se 15 korriku.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe disa infomacione lidhur me provimet e maturës gjatë një bashkëbisedimi me një përfaqësi nga parlamenti i nxënësve të enjten.
Kushi u shpreh se provimet e maturës do të kenë 60 pikë dhe një nxënësi do t’i duhen minimumi 15 që të kalojë.
Pyetjet do të jenë me aletrnativa dhe me zhvillim, ku këto të fundit do të kenë gjithësej 40 pikë.
Ashtu si vitin e kaluar do të jepen katër provime, gjuhë-letërsia, matematika, gjuha e huaj dhe një lëndë me zgjedhje.
Maturantëve i ndalohet mbajtja e celularit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse ky rregull shkelet ai përjashtohet nga provimi dhe mund ta ripërsërisë provimin në vjeshtë.