Provimi i Letërsisë, 94% e maturantëve notë kaluese

Nga Exit News
Provimi i Letërsisë, 94% e maturantëve notë kaluese

Sot kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letësisë për Maturën Shtetërore 2021.

Rreth 94% e maturantëve kanë marrë notë kaluese në provim ndërsa 1911 nuk kanë kaluar.

Notë maksimale (10) kanë marrë 1586 maturantë ndërsa 10 me pikë maksimale kanë marrë vetëm dy nxënës.

Rreth 20% e nxënësve kanë marrë 9 ose 10 ndësa shumica janë vlerësuar me 7 dhe 8 (42%).

Screenshot

Numri i maturantëve që janë vlerësuar maksimalisht është rritur ndjeshëm krahasuar me periudhën para pandemisë. Në maturën 2019, vetëm 159 maturantë u vlerësuan me 10, rreth 0.5% e totalit. Ndërsa përqindja e atyre që nuk kanë marrë notë kaluese është rritur me rreth 1%.

Screenshot

Një javë më parë, nxënësit morën rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, ku rreth 20% e tyre ishin vlerësuar me notën 10.

Maturantët janë vlerësuar më lartë në provimin e Gjuhës së Huaj krahasuar me Letërsinë.

Është pothuajse e njejtë përqindja e maturantëve që janë vlerësuar me notë 4 ose 5 në të dy provimet.

Screenshot

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>