
Komisionerët e PS dhe LSI janë konfliktuar në Vlorë në KZAZ numër 86.
Euronews raporton se konflikti ka ndodhur për shkak të numërimit.
LSI pretendon se i janë shpallur votat e pavlefshme padrejtësisht dhe i kanë kaluar më pas Partisë Socialiste.
Denoncimin fillimisht e ka bërë Griselda Myslymi, e cila renditet e dyta në listën e LSI-së në qytetin e Vlorës.