PS mbështet propozimet e opozitës për hapjen e listave dhe rritjen e pragut elektoral

Nga Exit News
PS mbështet propozimet e opozitës për hapjen e listave dhe rritjen e pragut elektoral

Shumica socialiste mbështet propozimin e opozitës parlamentare për të hapur listat e kandidatëve për deputetë dhe për të diskutuar për pragun elektoral.

Deputetja socialiste Klotilda Bushka, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve të premten, u shpreh:

“Në emër të deputetëve të mazhoirancës ne e mbështesim nismën e opozitës dhe kërkojmë që gjatë rishikimit ti kushtojmë vëmendje mekanizmave…kuotës gjinore, garantimit të vullnetit të votuesit.

Nisma në vetvete nuk sjell një ndryshim të sistemit elektoral që ne kemi aktualisht.

Pra do të mbetemi në sistemin propocional rajonal.  

Ne vlerësojmë se qëllimi i nismës është legjitim dhe si i tillë është për tu marrë në konsideratë, duke i marrë një për një elementët që bëjnë risi, duke nisur që nga listat e hapura. Sistemi zgjedhor në fuqi i referohet një sistemi me lista të mbyllura.

Ndërsa në bazë të nismës na është propozuar lista të hapura, por pa ndryshuar sistemin.”

Bushka theksoi se duhet parë me kujdes bashkë me ekspertët që dhe në listat e hapura të garantohet respektimi i kuotës gjinore.

Lidhur me propozimin e opozitës për rritjen e pragut elektoral në 5 për qind, Bushka tha se shifra ekzakte mund të rishikohet pas diskutimeve:

“Sa i takon pragut elektoral, pragu vendoset për partitë politike që ato të ushtrojnë të drejtën për tu zgjedhur. Në lidhje me pragun është një diskutim për të parë deri ku duhet të shkojmë. ndoshta pragu 5 % duhet të rishikohet.”

Lidhur me propozimin për të ndaluar koalicionet parazgjedhore, Bushka nuk bëri asnjë koment.

28 deputetët të opozitës parlamentare i kanë kërkuar Kuvendit 3 javë më parë hapjen e listave të deputetëve, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe përcaktimin e një pragu minimal.

Exit News ka shpjeguar propozimit e tyre këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>