PS nis fazën e përzgjedhjes përfundimtare të kandidatëve për deputetë

Nga Exit News
PS nis fazën e përzgjedhjes përfundimtare të kandidatëve për deputetë

Partia Socialiste ka nisur fazën e dytë të seleksionimit të kandidatëve për deputet.

Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla njoftoi se Komisioni përzgjodhi kandidaturat më të mira dhe tani do të bëhet përzgjedhja finale.

“Jam i entuziazmuar për interesin e lartë, të shprehur në platformën ‘”Deputeti që duam’’. Komisioni duhet të zgjidhte më të mirët në qindra aplikime. Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë. Tani me bindjen për të zgjedhur njerëzit e duhur që do sjellin ndryshime të vërteta.”

Balla tha se do të zhvillohet një akademi disa ditore ku do të përzgjidhen kandidatët që do të jenë pjesë e listave për deputet në zgjedhjet e prillit.

“Është një proces që do vijojë disa ditë, në një akademi të mirëfilltë politike. Lektorë do të jenë përfaqësues të parlamentit europian, përfaqësues nga parlamentet e vendeve të BE, politikanë të rëndësishëm, trajnerë të spikatur në fushën e shkencave politike.

Në përfundim të kësaj akademie, disa do të kenë nderin të jenë në skuadër, kurse të tjerëve i ftojmë të bashkohen me PS.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>