
Këshilli Politik ka rënë dakord për identifikimin biometric të zgjedhësve dhe financimin e partive.
“Identifikimi biometrik që është çështja kryesore e nënshkruar në Këshillin Politik si dhe financimin e partive politike”, tha Oerd Bylykbashi përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik pak pas përfundimit të mbledhjes.
Financimi i partive do të bëhet sipas formulës 1 me 3, çka do të thotë se nëse një parti merr nje lek nga shteti do të marrë 3 lek nga privati.
Këshilli Politik do të mblidhet sërish nesër, më 15 qershor.