Publikohen fituesit e llotarisë së kuponit tatimor

Sot, Ministra e Financave publikoi fituesit e llotarisë së kuponit tatimor.

Në total u shpërndan 511 çmime, ndër të cilat, një çmim prej 1 milionë lekësh dhe 10 çmime prej 100 mijë lekësh.

Në lojën promocionale morën pjesë rreth 28 mijë qytetarë, të cilët mblodhën dhe dërguan, sipas rregullave, kuponat tatimorë për blerje nga data 15 nëntor deri në 31 dhjetor 2015.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>