Qeveria ka publikuar listën e plotë të bizneseve që mund të fillojnë punën të hënën, 20 prill.
Të gjithë bizneset i përkasin kategorisë së parë, me rrezik të ulët dhe kontakt të pakët mes klientit dhe stafit. Ato do të duhet të marrin leje javore tek e-Albania për të ushtruar aktivitetin në fashën orare 05:00-17:30.
Bizneset po ashtu, duhet të marrin masa për të respektuar të gjithë distancat e nevojshme mes punonjësve dhe për të krijuar kushtet e duhura higjienike,me qëllim mos vënien në rrezik të jetës së punëtorëve.
Mes aktiviteteve që do të lejohen të hapet janë:
- Tregtia me shumicë e mishit, pijeve, bulmetit, kafes, drithrave, veshjeve, këpucëve, elektroshtëpiakeve, luleve, kafshëve, duhanit, etj.
- Fabrikat dhe punishtet për përpunimin e produkteve ushqimore;
- Prodhimi dhe përpunimi i mishit;
- Prodhimi i këpucëve, veshjeve, mobilieve, letrave,etj;
- Tregtia e automjeteve, pjesëve të këmbimit për automjetet,
- Transporti tokësor dhe detar i mallrave;
- Hotele,motele;
- Nxjerrja e naftës, kromit, gazit natyror, etj.
Listën e plotë mund ta lexoni këtu.
Ndërkohë baret, restorantet, pishinat, palestrat, parukeritë, qendrat estetike dhe të gjitha ato biznese ku ka kontakt të afërt mes klientëve dhe stafit, do të vazhdojnë të jetë të mbyllura.