
Ministria e Brendshme ka publikuar, të hënën, pjesën e pestë të listave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Çdo qytetar mund të verifikojë online përmes portalit e-Albania emrin në listën zgjedhore.
Duke futur në e-Albania emrin, atësisë dhe mbiemrin, dalin të dhënat për qendrën e votimit.
Në rast të gabimeve në të dhënat për qëndrën e votimt, qytetarët duhet të kontaktojnë zyrat e Gjendjes Civile përkatëse ose të drejtohen me email në adresën e Ministrisë së Brendshme, [email protected].