3,588,869 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Ministria e Brendshme publikoi të mërkurën listën përfundimtare të zgjedhësve, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, 25 Prill 2021.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme në Facebook nga 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra. Ndërsa, 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë. 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Numri total i qendrave të votimit është 5199 në rang vendi.
Ministria ka ftuar qytetarët të kontrollojnë emrin e tyre dhe qendrën e votimit online në portalin e-Albania.