
Punonjës të kompanisë “Albpetrol” në Fier kanë protestuar përpara zyrave të kompanisë pasi janë paguar prej tre muajsh më pak se gjysmën e rrogës.
Kjo nuk është hera e parë që kompania nuk paguan punëtorët sipas denoncimit të tyre.
Drejtori i Financës së kompanisë i tha punonjësve se ai “duhet të luftojë” për të marrë pagën që atyre u takon dhe për të cilën kanë bërë punën.
Ish deputeti demokrat Luan Baçi tha se kompania “Albpetrol” ka vijuar të paguajë drejtorët e saj gjatë muajve të pandemisë, ndërsa për punonjësit e thjeshtë ka aplikuar pagën minimale prej 26,000 lekësh.