Punonjësë turq dhe shqiptarë do të punojnë në spitalin e Fierit

Nga Exit News
Punonjësë turq dhe shqiptarë do të punojnë në spitalin e Fierit

400 punonjës turq dhe shqiptarë do të punojnë në spitalin e ri të Fierit.

“Janë në tërësi 398 punonjës në këtë spital dhe 56 prej tyre janë planifikuar që të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, qofshin këta profesorë të shërbimeve të ndryshme dhe gjithashtu dhe stafi drejtues administrativ”, u shpreh ministrja e shëndetësisë Manastirliu, të mërkurën.

“150 shtretër, do të rrisë aksesin për shërbimet spitalore. Transferimi i dijeve që do të bëhet nëpërmjet stafeve që po vijnë dhe janë duke ardhur nga Turqia”, sqaroi Manastirliu.

Spitali i ri i Fierit do të inagurohet të mërkurën, pasdite. Ai u ndërtua nga qeveria turke.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>