
65 punonjës të kompanisë Albcontrol ‘Nënë Terezë’ protestuan të mërkurën për mungesën e kushteve dhe pagës në punë.
Ata bojkotuan punën në shënjë protest, duke sjellë shtyrjen e disa fluturimeve.
Në një deklaratë për mediat, ata parashtruan kërkesat e mëposhtme:
– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.
Pas nisjes së protestës ministrja e Infrastrukturës është nisur menjëherë në Rinas, ku do të zhvillojë takim me përfaqësues të këtyre punonjësve.