Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh protestuan sot pasi nuk janë paguar për punën e pesë muajve.
Protestuesit, përpara bashkisë Ballsh, thanë se askush nuk i ka dhënë informacione se kur do të paguhen apo se pse rafineria është mbyllur.
Ata, gjithashtu, i kërkuan qeverisë që të ndërhyjë për të rihapur rafinerinë, pasi nëse ajo nuk hapet, qindra familje ngelen pa të ardhura.
Rafineria e Ballshit iu dha me konçesion në vitin 2013 kompanisë Kurum International, por dy vjet më pas u mësua se rafineria u çmontua e gjitha dhe u shit për skrap.