Pas 2 muajsh pandemi, punonjësit e Shtëpisë së Bardhë urdhërohen të mbajnë maska

Nga Exit News
Pas 2 muajsh pandemi, punonjësit e Shtëpisë së Bardhë urdhërohen të mbajnë maska

Të gjithë punonjësit në Shtëpinë e Bardhë janë urdhëruar të hënën më 11 maj, të mbajnë maskë, pasi të paktën 2 punonjës të infektuar u zbuluan ditët e fundit.

Punonjësit mund ta heqin maskën vetëm kur janë në tavolinën e tyre, por duhet ta vendosin atë kur lëvizin ose interaktojnë me kolegë të tjerë.

I pyetur në një konferencë për shtyp nëse ishte presidenti Trump ai që kishte urdhëruar këtë masë,  Trump tha se vendimi ishte i tiji. Në kundërshtim me urdhërin, vetë presidenti Trump dhe zëvendësi i tij Mike Pence nuk kanë mbajtuar maska mbrojtëse në asnjë moment.

Presidenti Trump është shfaqur vazhdimisht ditët e fundit, në takime me zyrtarë të tjerë të lartë, pa vënë maskë.

Pyetur nga gazetarët, Trump ka thënë vazhdimisht se mbajtja e maskës prej tij mund të frikësojë dhe ngjallë panik tek qytetarët.

Aktualisht Amerika renditet e para në botë për numrin e lartë të të infektuar: 1,35 milionë të infektuar, mes të cilëve më shumë se 80 mijë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>