Putin kërkon largimin e SHBA-ve nga Siria

Nga Exit News
Putin kërkon largimin e SHBA-ve nga Siria

Presidenti rus Vladimir Putin u takuan me presidentin sirian Bashar al -Assad të hënën për herë të parë që nga viti 2018, njoftoi Reuters.

Ai kritikoi forcat ushtarake të huaja që janë në Siri pa leje ose një mandat të OKB -së .

Putin është aleati më i fort i Asadit gjatë luftës; përdorimi i forcave ajrore të Rusisë në vitin 2015 ndihmoi që të kthehej lufta në favor të Asadit, duke e lejuar atë të rimarrë pjesën më të madhe të territorit të humbur.

Putin i tha atij se problemi kryesor në Siri ishte prania e forcave të huaja pa leje ose një mandat të Kombeve të Bashkuara, “e cila qartë bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Kjo “minon aftësinë tuaj për të përdorur përpjekjet tuaja më të mira për të konsoliduar vendin dhe për të promovuar rimëkëmbjen me një ritëm që do të ishte i mundur nëse qeveria legjitime kontrollonte të gjithë vendin”.

Shteti sirian i sheh forcat amerikane dhe turke si pushtues, ndërsa forcat ruse dhe forcat ushtarake të mbështetura nga Irani janë atje me ftesë të qeverisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>