Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në janë në pikën më të ulët

Nga Exit News
Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në janë në pikën më të ulët

Presidenti rus Vladimir Putin, në një intervistë për NBC News përpara takimit të tij me Presidentin e SHBA-ve Joe Biden javën e ardhshme, tha se marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në pikën e tyre më të ulët në vite.

Putin dhe Biden do të takohen të mërkurën në Gjenevë. Biden njoftoi se disa nga çështjet e diskutimit janë përplasja Moskë – Ukrainë, burgosja e disidentëve dhe çështje të tjera që kanë përkeqësuar marrëdhëniet.

Putini vlerësoi ish-presidentin Donald Trump si “një individ të jashtëzakonshëm, të talentuar” dhe tha se Biden, si një politikan në karrierë, ishte “rrënjësisht i ndryshëm” nga Trump.

I pyetur në lidhje me Biden që e quajti atë një vrasës në një intervistë, Putini tha se ai kishte dëgjuar dhjetra akuza të tilla. “Kjo nuk është diçka për të cilën shqetësohem,” tha Putin.

Putini u pyet në lidhje me vrasjen e disa disidentëve rusë, përfshirë ish-spiunin e KGB-së Alexander Litvinenko i cili u helmua në vitin 2006. Ai tha se disa nga ata që ishin përgjegjës për vrasjet janë në burg .

Putin gjithashtu hodhi poshtë një raport në Washington Post këtë javë se Rusia po përgatitej të furnizonte Iranin me një satelit të përparuar që do t’i mundësonte asaj të gjurmonte objektivat e mundshëm ushtarakë në të gjithë Lindjen e Mesme.

LEXO  Basha: Biznesi drejt rrënimit, ka nevojë për plan mbështetje

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>