
Presindeti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar protestuesit në Bjellorusi që të mos vazhdojnë me protestat për të rrëzuar qeverinë e Lukashenkos, pasi Rusia mund të ndërhyjë me forcat e saj ushtarake.
Putin, duke folur në një intervistë me televizionin shtetëror rus të enjten, tha se ai kishte urdhëruar krijimin e një “rezerve të caktuar oficerësh” me kërkesë të Lukashenkos.
Putin tha se grupi nuk ishte vendosur akoma në punë sepse ata “gjithashtu ranë dakord se nuk do të përdoret nëse gjendja nuk del jashtë kontrollit”.
Presidenti rus theksoi se Bjellorusia është një vend shumë i afërt për Rusinë dhe gjithnjë do të ketë ndihmën e saj. Ai e quajti Bjellorusinë ‘si vendin më të afërt’ dhe deklaroi se Rusia po vëzhgon se ç’po ndodh atje.