Putin rrit pagat e policëve dhe ushtarakëve para zgjedhjeve në Rusi

Nga Exit News
Putin rrit pagat e policëve dhe ushtarakëve para zgjedhjeve në Rusi

Presidenti Vladimir Putin miratoi një rritje pagash për policët dhe personelin ushtarak të hënën, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Kritikët e tij e kanë denoncuar këtë lëvizje si përpjekje përtë rritur mbështetjen për partinë në pushtet.

Rritja e pagave vjen disa ditë para se rusët të shkojnë në votime më 17-19 shtator për të zgjedhur Kuvendin në të cilin partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, pritet të dominojë pavarësisht një rënieje në popullaritet, raporton Reuters.

Detajet e rritjes së pagave nuk u zbuluan në urdhrin e publikuar nga Kremlini por ajo është arsyetuar se është bërë në bazë të premtimeve të bëra nga Putini në një takim të partisë së tij në gusht.

Një tjetër arsye për rritjen e pagave është edhe rritja përtej pritshmërive e inflacionit në Rusi gjë që ka rritur çmimet e ushqimeve.

Gjatë muajt gusht Putin miratoi shpërndarjen e një ndihme 200 dollarë për zjarrfikësit, oficerët e policisë, prokurorët dhe ushtarët. Ai gjithashtu ka premtuar pagesa të ngjashme për pensionistët.

Kritikët e tij thonë se masa të tilla synojnë të ndikojnë kryesore të votuesve, mbi të cilët Putini mbështetet për të mbetur në pushtet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>