Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se 1 qytetar 66 vjeç nga Korça humbi jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2020 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë vetëm 6 qytetarë, duke shënuar një rënie të dukshme të infektimeve.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Shkodër, Mat, 1 rast në Mirditë, Berat.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,826 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (24 Maj 2021)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 94
Të shtruar në spitale 57
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2020
Testime totale 700,270
Raste pozitive 132,215
Raste të shëruara 128,826
Raste Aktive 944
Humbje jete 2,445
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 505
Korçë 108
Shkodër 85
Vlorë 53
Elbasan 42
Berat 39
Lezhë 32
Gjirokastër 34
Fier 20
Kukës 13
Durrës 10
Dibër 3