Qëllohet me gurë qendra shëndetësore në Elbasan, Balla fajëson Bashën

Nga Exit News
Qëllohet me gurë qendra shëndetësore në Elbasan, Balla fajëson Bashën

Qendra e re shëndetësore në lagjen Fushë-Mbret në Elbasan është sulmuar me gurë, mesditën e së shtunës.

Nga sulmet janë dëmtuar xhamat e katit të parë të qendrës.

Policia ka mundur të kapë autorët e sulmit.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe deputeti socialist, Taulant Balla i cili akuzoi për këtë ngjarje frymën negative që ka shpërndarë tek qytetarët kreu i opozitës Lulzim Basha:

“Politikanet e se keqes po frymezojne nje klime negative ndaj bluzave te bardha. Lulzim Basha nuk paska as turp, as nder, as respekt dhe as kufij moralë. Të bësh politikë me vdekjen dhe të sulmosh sot mjekët, infermieret, stafet mjekësore është një turp që Lulit dhe sojit të tij, nuk do t’i harrohet.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>