
Qendra ABC Tirana Club njoftoi se ditën e martë, në datë 1 qershor do të prezantojë projektin artistik “Qyteti im evropian”.
Ky projekt ka për qëllim promovimin dhe nxitjen e talenteve të reja në pikturë.
Ekspozita do të zhvillohet në ambientet e Europe House në orën 10.00, ku do të mund të shihen rreth 40 punime të nxënësve nga klasa e 6 deri në të 9.
Mes punimeve individuale, do të prezantohet edhe një koleksion punimesh në pikturë nga nxënësja e klasës 7, Ami Tartari.