Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Johannes Hahn i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të opozitës Basha, në të cilën ai shpreh qëndrimin zyrtar të Brukselit në lidhje me rolin e vëzhguesve në procesin e vetingut. Pikat kryesore të qëndrimit janë:
- Roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) duhet të sanksionohet në Kushtetutë.
- ONM do të ofrojë vetëm rekomandime që nuk janë të detyrueshme të zbatohen; rekomandimet do të jenë të shoqëruara me arsyetimin përkatës, i cili duhet të bazohet në ligjet e vendit.
Letra e Zotit Hahn është e shkurtër dhe nuk lë më dyshime për një nga çështjet më të debatuara të reformës. Praktikisht, qëndrimi zyrtar i BE-së do të thotë:
- Misioni i ONM-së duhet të përfshihet në Kushtetutë;
- Vëzhguesit e huaj do të bëjnë vetëm rekomandime;
- Vëzhguesit e huaj duhet t’i mbështesin rekomandimet e tyre në fakte;
- Vëzhguesit duhet të konsiderojnë si shkak për rekomandime negative vetëm ato që bien ndesh me ligjet e vendit.