Qeveria Basha premton ‘ujë, bukë e drita’ falas për të varfërit

Nga Exit News
Qeveria Basha premton ‘ujë, bukë e drita’ falas për të varfërit

Kreu i PD-së Lulzim Basha premtoi se kur opozita të vijë në pushtet, qeveria do të paguajë ‘bukë, ujë e drita’ për të varfërit, siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë.

Gjatë një vizite në Kamëz ku u takua me qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël, Basha akuzoi kryeministrin Rama se ka zhytur në varfëri shqiptarët e thjeshtë dhe se ka pasuruar oligarkët në kurriz të qytetarëve.

Por Basha premtoi se kjo do të ndryshojë me ardhjen të pushtet të opozitës:

“Në planin tonë të pamundurit nuk do të braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t’iu mundësojë, bukë, ujë e drita siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë.

Ne do të ulim taksat në mënyrë që ato para që sot shkojnë ne xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat.
Ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investitorët e huaj që mundësojnë vende pune.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>