
Në fund të muajit maj, fermerët do të kenë mundësi të përfitojnë grante nga buxheti i shtetit përmes Skemës Kombëtare. “Çdo fond publik i vënë në dispozicion për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi do të shkojë drejtpërdrejt tek fermeri”, tha ministri i Bujqësisë Çuçi, në një intervistë për Ora News.
Ai sqaroi se pjesa më e madhe e fondeve “do të shkojnë drejt blegtorisë si një sektor që është akoma në vështirësi më shumë se pjesa e bujqësisë, për shkak të kushteve specifike”.
Ministri tha se qeveria do të paguaj takën e plastmasit të serave:
“Për ti ardhur në ndihmë të gjithë fermerëve që kanë sera që mos ndikohen nga taksa që ka plastmasi nëse duan të ndërrojnë plastmaset e serave të tyre. Do tja marrim ne gjithë barrën e taksës që është krijuar për shkak të taksës së plastmasit nëse ata do të duan të ndërrojnë plastmas”.
Ministër i Bujqësisë Bledi Çuçi deklaroi, mbrëmjen e 6 majit, se qeveria nuk do të hartojë një paketë të veçantë për të ndihmuar bujqësinë, pasi ajo nuk është dëmtuar fare nga pandemia e Covid-19.