Qeveria do të konfiskojë objektet e ndërtuara pa leje. “Një objekt i ndërtuar pa leje tashmë mund të konfiskohet për interes publik”, u shpreh ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonja në takimin me Policinë e Shtetit dhe IKMT-në, të premten:
Ajo sqaroi se sipas ligjit të ri për ndërtimet pa leje dhe mbrojtjen e mjedisit “çdo subjekt që ndërton pa leje, investitori do të përfshihet në listë të zezë dhe për 5 vite nuk ka të drejtë të marrë asnjë leje”.
Ndërs theksoi se sanksione do të ketë edhe për zyrtarët që i lejojnë këto ndërtime:
“Çdo punonjës i ngarkuar me një funksion shtetëror që bie në dijeni me paligjshmëri, në rast kur nuk merr masa, kodi penal ka parashikuar një sanksion si vepër penale me dënim deri në 3 vite burg”.