Qeveria e Kosovës ka shpërndarë të martën pagesa shtesë për punonjësit e angazhuar më shumë gjatë përiudhës së pandemisë.
Gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e enjte, qeveria vemdosi të japë 3 milionë euro për sektorin e arsimit, 700 mijë euro për sektorin e sigurisë, 180 mijë euro për zjarrëfikësit si dhe 78 mijë euro për punonjësit aktiv social në Qendrat për Punë Sociale.
Ndërsa për sektorin shëndetësor, në të gjitha nivelet, është akorduar shuma prej 260 mijë eurosh.
“Të gjitha këto mjete merren nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, përveç mjeteve për sektorin e arsimit të cilat janë mjete nga fondi 5 milionësh i ndarë paraprakisht për këtë sektor”, u shpreh ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami.
Qeveria e Kosovës ka akorduar 222 milionë euro për rimëkëmbjen nga pandemia.