Qeveria e Kosovës përgatit projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar

Nga Exit News
Qeveria e Kosovës përgatit projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes të së martës, i hapi rrugë miratimit të një projekt-ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, raporton Radio Europa e Lirë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se projektligji mundëson konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të personave të dyshuar, edhe pa një vendim të prerë të gjykatës.

Inicimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme i bën më efikase institucionet përkatëse në konfiskim të pasurisë sepse nuk kërkohet siç përcaktohet me legjislacionin aktual, që një herë duhet të dënohet personi me aktgjykim dënues e pastaj të fillojë procedura e konfiskimit ndaj tij”, tha Haxhiu.

Aktualisht, ligjet në Kosovë lejojnë vetëm sekuestrimin e përkohshëm të pasurisë, në mungesë të një vendimi të prerë të gjykatës.

Kjo bën që procesi të zgjatet dhe sistemi ligjor të jetë i padobishëm, shtoi ajo.

Haxhiu njoftoi njëkohësisht edhe krijimin e një agjensie të pavarur, që do të merret me procedurat e konfiskimit ndaj personave që dyshohet se kanë përfituar pasuri të pajustifikuar apo të paligjshme.

Aktualisht, asetet e konfiskuara administrohen nga Agjensia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar.

Vitin a kaluar ajo mori nën adminsitrim rreth 1.6 milion euro në asetetë sekuestruara apo konfiskuara, ndërkohë që qysh nga themelimi ka administruar rreth 40 milionë euro.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>