Qeveria fal kamatvonesat për familjet në nevojë dhe biznesin e vogël

Sot, gjatë një konference për shtyp, Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të zerohet kamatvonesa e energjisë për familjet në nevojë dhe biznesin e vogël, nëse ato paguajnë 100 lekë të vjetra, një herë të vetme.

Për 22 mijë familjet në nevojë, kushtet për të përfituar janë:

  • Të jesh familje në nevojë.
  • Të kesh paguar këstin prej një mijë lekësh sipas aktmarrëveshjes me OSSHE për kamatvonesat e energjisë.

Për 2798 familjet që nuk e kanë zbatuar akt marrëveshjen afati do të shtyhet deri në muajin korrik të vitit 2016.

Për 7000 familjet që akoma nuk e kanë nënshkruara aktmarrëveshjen me OSSHE kusht është:

  • Pagesa e këstit mujor me vlerë prej 1200 lekësh deri në fund të vitit 2016.

Për 4097 biznese të vogla që kanë detyrime vetëm për kamatvonesën kusht është:

  • Pagesa e detyrimeve të prapambetura dhe aktuale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>