Qeveria hap garën për dhënien me konçesion të Triportit Vlorë për €44,9 milionë

Nga Exit News
Qeveria hap garën për dhënien me konçesion të Triportit Vlorë për €44,9 milionë

Ministria e Transporti hapi ofertat për partneritet publik-privat (PPP) për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një porti peshkimi në Vlorë me një vlerë prej 44.9 milion euro.

Kohëzgjatja e kontratës është 10 vjet dhe investimi do të bëhet nga koncesionari, tha ministria në një njoftim tenderi të publikuar nga agjencia e prokurimit publik, të martën, 11 gusht.

Vetëm vlera e punimeve ndërtimore është 38.9 milion euro.

Qeveria do t’i bëjë pagesa kontraktorit pas dorëzimit përfundimtar të objektit dhe jo më herët se viti 2025. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 17 shtator.

Porti i peshkimit ndodhet në pjesën qendrore-jugore të bregdetit shqiptar, rreth 2 kilometra në veriperëndim të Vlorës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>