Qeveria hungareze në krizë prej programit të spiunimit Pegasus

Nga Exit News
Qeveria hungareze në krizë prej programit të spiunimit Pegasus

Opozita e Hungarisë ka kërkuar dorëheqjen e ministrave të qeverisë së Viktor Orbanit sepse ka spiunuar gazetarë, pronarë të mediave dhe figura politike të opozitës me programin Pegasus.

Gjetjet, e botuara javën e kaluar nga The Guardian dhe mediat e tjera, u mbështetën në një numër rastesh me analiza teknike të telefonave të kryera nga Amnesty International, e cila tregoi se telefonat ishin infektuar me Pegasus.

Të hënën në mbrëmje, një protestë kundër qeverisë rreth çështjes Pegasus mblodhi rreth 1 000 njerëz. “Ky skandal tregon se ne nuk mund të flasim më për sundimin e ligjit në Hungari,” tha Anna Donáth, një eurodeputete hungareze me partinë e opozitës Momentum, për Associated Press në tubim. ”

Ligji hungarez parashikon që në rastet kur siguria kombëtare është në rrezik, shërbimet e inteligjencës mund të urdhërojnë mbikëqyrje pa vendim gjyqësor, vetëm me nënshkrimin e ministrit të drejtësisë.

Ministri i drejtësisë, Judit Várga, nuk ka pranuar të komentojë nëse qeveria hungareze ka përdorur Pegasus, por tha se “çdo vend ka nevojë për mjete të tilla”.

Javën e kaluar, zyra e prokurorit të Budapestit hapi një hetim për mbledhjen e informacionit sekret të paautorizuar. Shumë pak presin që kjo të prodhojë rezultate reale, megjithëse, me qeverinë e akuzuar nga figurat e opozitës për injorimin e akuzave.

Deputetët e opozitës kishin kërkuar një takim urgjent të komitetit të sigurimit kombëtar, por katër deputetët nga partia Orides Fidesz nuk u paraqitën, që do të thotë se nuk kishte kuorum.

Të paktën pesë gazetarë hungarezë u shfaqën në një listë të publikuar nga konsorciumi i gazetave Pegasus. Gjithashtu në listë ishte numri i politikanit opozitar György Gemesi, kryetari i bashkisë së qytetit Gödöllő dhe kreu i një shoqate mbarëkombëtare të kryetarëve të bashkive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>