Qeveria i ka dhënë ndërtuesit Ilir Trebicka të drejtën për të shfrytëzuar për 30 vjet një truall në bregdetin e Dhërmiut ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një resorti.
Hoteli që do të ndërtohet në bregdet ka marrë statusin ‘investim strategjik’ nga Komiteti i Investimeve Strategjike në shkurt 2021.
Leja për këtë projekt është miratuar në nëntor të vitit të kaluar nga Këshilli Kombëtar i Terriorit i cili kryesohet nga kryeministri Rama.
Punimet për ndërtimin e resortit do të kryhen nga kompania Trema Enginering dhe priten të zgjasin 36 muaj.
Nën petkun e “investimeve strategjike” qeveria nxorri një ligj në 2014, me anë të të cilit qeveria u ka dhënë tokë publike një grupi biznesmenësh favorit të saj.
Dy javë më parë, qeveria vendosi zgjatjen me 10 vjet të përdorimit të trojeve në bregdet nga ana e resortit luksoz Green Coast, në pronësi të Grupit Balfin.