Qeveria ka vendosur t’u japë disa institucioneve të drejtën për të hyrë dhe kontrolluar llogaritë bankare private dhe kasetave në regjistrin qendror për t’i ndihmuar ata në hetimin e rasteve të korrupsionit.
Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit (SPAK), Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), Shërbimi Informativ Shtetëror, Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Prokuroria e Përgjithshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit janë institucionet që do të ketë qasje të plotë në llogaritë bankare private.
Këshilli i Ministrave ka vendosur të japë akses të kufizuar në ILDKP, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, si dhe drejtoritë e taksave dhe tatimeve në njësitë e qeverisjes vendore.
Sipas vendimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet të garantojë që regjistri i llogarive bankare dhe kasetave azhurnohet rregullisht.
Prokurorët e SPAK ose hetuesit e BKH janë individët e vetëm që lejohen të hyjnë dhe të kontrollojnë llogaritë bankare private.
SPAK dhe BKH do të duhet të paraqesin një kërkesë në Drejtorinë e Tatimeve për t’u pajisur me një kod hyrjeje në regjistrin e llogarive bankare.
Kjo do të zbatohet gjithashtu për shtetasit e huaj sepse, duke ndjekur rregullat e reja të imigracionit, çdo banor i huaj që aplikon për të banuar në Shqipëri duhet të ketë një llogari bankare shqiptare.