
Për 60 ditë, të gjithë emigrantët shqiptarë duhet të vetëdeklarojnë adresën e tyre të banimit në vendet ku jetojnë.
Përmes një VKM-je, qeveria kërkon që të gjithë emigratët të plotësojnë një formular online në portalin e-Albania, ku të vetëdeklarojnë adresën.
Në vendim theksohet se ata që nuk do të deklarojnë adresën rrezikojnë të mos marrin shërbime të gjendjes civile apo nga konsullatat e ambasadat shqiptare në vendet e tyre:
“Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse, në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës.”