Qeveria kujtohet vonë, vendos t’i shpërblejë pensionistët pas festave

Nga Gerard Gega
Qeveria kujtohet vonë, vendos t’i shpërblejë pensionistët pas festave

Qeveria vendosi sot, një ditë përpara Krishtlindjes, të miratonte shpërblimin me 3 mijë lekë për pensionistët, por duke parë kalendarin është pothuajse e pamundur që ato të shpërndahen përpara festave.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore deklaroi pasditen e sotme se shpërndarja e shpërblimeve do të niste më 25 dhjetor, pra për Krishtlindje dhe do të bëhej sipas këtij grafiku:

  • 25 dhjetor tërheq shpërblimin kush ka datën e pensionit dhe kushdo që ka tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor
  • 26 dhjetor tërheq shpërblimin kush ka datën e pensionit dhe kushdo që ka tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor
  • 27 dhjetor tërheq shpërblimin kush ka datën e pensionit dhe kushdo që ka tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor
  • 28 dhjetor tërheq shpërblimin kush ka datën e pensionit dhe kushdo që ka tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor
  • 30 dhjetor tërheq shpërblimin kush ka datën e pensionit dhe kushdo që ka tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor
  • 31 dhjetor tërheq shpërblimin kush ka datën e pensionit dhe kushdo që ka tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor

Janë mbi 600 mijë pensionistë të cilët pritet që të tërheqin shpërblimet për 6 ditë. Vitet e shkuara shpërblimi për festat caktohej kryesisht në fillim ose në mes të muajit, duke i lënë kohë edhe Postës Shqiptare që të hartonte grafik pagesash për shpërndarjen e tyre.

E vetëdijshme se i ashtuquajturi “shpërblim për festat” mund të mos tërhiqet për festa, qeveria ka parashikuar që shpërndarja të bëhet edhe në fillim të vitit 2020.

aktin normativ thuhet:

“Bonusi i pensionistëve, në masën 3 000 lekë për pensionist, zbatohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a. Pagesat respective kryhen në muajin dhjetor të vitit 2019 dhe gjatë fillimit të vitit 2020.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>