Qeveria Kurti 2: Glauk Konjufca sërish në postin e kryetarit të Kuvendit

Nga Exit News
Qeveria Kurti 2: Glauk Konjufca sërish në postin e kryetarit të Kuvendit

Glauk Konjufca do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar të enjten për EuroNews Albania nga nënkryetarja e Kuvendit, gjithashtu nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alberie Nagavci.

Ne tashmë i kemi numrat për votimin e qeverisë, përveç 58 deputetë të LVV, janë edhe 2 deputetë, Emilia Rexhepi dhe Elbert Krasqini, pra janë 60 deputetë. Kemi 3 deputetë të tjerë nga komunitet jo shumicë jo serbe”, u shpreh Nagavci.

Ajo u tregua më e rezervuar në lidhje me postet e tjera të qeverisë, por tha se 5 gra do jenë pjese e qeverisë dhe njëra prej tyre do të drejtojë ministrinë e Punëve të Jashtme.

Burime për Euronews Albania kanë arritur të zbulojnë disa prej emrave të kabinetit qeveritar ‘Kurti 2’, si më poshtë.

Albin Kurti – Kryeministër

Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër

Donika Gërvalla – ministre e Punëve të Jashtme

Xhelal Sveçla – ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës

Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë

Rozeta Hajdari – ministre e Tregtisë dhe Industrisë

Arbërie Nagavci – ministre e Arsimit e Shkencës

Hajrullah Çeku – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Faton Peci – ministër i Bujqësisë

Liburn Aliu – ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Dy poste ministeriale mendohet do t’i shkojnë minoritetit serb dhe një do të jetë nga minoritetet e tjera.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 58 deputetë në kuvendin e ardhshëm, por për krijimin e qeverisë i duhen të paktën 61 vota.

Rikujtojmë se minoritetet jo-serbe janë shprehur më herët se janë të gatshme të mbështesin qeverinë Kurti 2.

Seanca konstituive e Legjislaturës së re do të mbahet më 22 mars, ndërsa pas saj pritet votimi i qeverisë së re.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>