Qeveria mbyll të gjithë klubet dhe diskot, 1 vit pezullim leje kush vijon punën

Nga Exit News
Qeveria mbyll të gjithë klubet dhe diskot, 1 vit pezullim leje kush vijon punën

Ministria e Shëndetësisë do të ashpërsojë dënimet kundër atyre diskove dhe klubeve të natës që hapen, megjithëse kanë urdhër që për shkak të pandemisë të qëndrojnë të mbyllura.

Duke folur në kuvend, ministria e Shëndetësisë Manastirliu deklaroi se bizneset që gjehen hapur do t’i pezullohet licenca për një periudhë një-vjeçare:

“Ndryshimet dhe shtesat në aktin normativ sa i përket periudhës së pandemisë vijnë pasi duam të vendosim detyrimin për diskot, klubet e natës që kanë pasur detyrim që në krye të herës që të mos hapen.

Është vënë re që jo të gjithë e kanë zbatuar urdhrin, duke u kthyer në vatra infeksioni. Detyrimi tani çon deri në pezullim aktiviteti 1 vjecar kur këto subjekte nuk i binden asnjë ligji.”

Ministrja i bëri apel të rinjve, të  etiketuar si vektori i shpërndarjes së infeksionit te moshat e tjera, që të tregojnë më shumë kujdes pasi janë përgjegjës për shpërhapjen e virusit tek të tjerët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>