Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj tha dje se qeveria ka miratuar një fond prej 1.4 miliardë lekësh në mbështetje të shëndetësisë.
“400 milion lekë do tëshkojnë për spitalet për situatën COVID dhe 1 miliard lekë për ndihmën ekonomike dhe paaftësisë, njofoti Denaj gjatë konferencë spër media të mërkurën.
Qeveria miratoi Aktin Normatvi për buxhetin e 2020, ku sipas të cilit do të jepet mbështetje shtesë për infrastrukturën energjinë dhe reformën e ujit.
Denaj tha se parashikohen 2.9 mld lekë pagesa për rreth 30 projekte.
Ministrja deklaroi se ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizmeve i është dhënë 420 mln lekë.
Denaj deklaroi se do të jepen 673 milionë lekë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për dy projekte, identifikimi elektronik i zgjedhjeve dhe votimi elektronik.
“Ky buxhet nuk e ka lënë pas as arsimin, për të cilën jepen 100 milion lekë në programin për kërkimin shkencor”, tha në komunikimin me mediat ministrja Denaj.