
Qeveria ka miratuar fondin shtesë prej 1 miliardë lekësh për organizimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Fondi është miratuar me buxhetin e vitit 2021 dhe ka hyrë në fuqi këtë javë.
Zgjedhjet e 25 Prillit kanë disa risi në organizim, si identifikimi biometrik dhe votimi elektronik.
Sipas vendimit të KQZ partive politike do u shpërndahen 140 milionë lekë të reja.
Partia Socialiste do të marrë 63 milionë lekë. Partia Demokratike do të marrë 38 milionë lekë, LSI 20 milionë lekë, PDIU 7 milionë lekë, Lista e Barabartë 4 milionë lekë dhe PSD 5 milionë lekë.