Kompanitë e huaja të lojërave të fatit që duan të operojnë në Shqipëri duhet të regjistrohen këtu.
Ky vendim, i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, është pjesë e akteve nënligjore të ligjit “Për lojërat e fatit” që duhet të ishte miratuar që në janar 2017.
Tjetër kusht për kompnitë, si të huaja dhe shqiptare, që duan të operojnë në lojërat e fatit është kapitali, i cili nuk duhet të jetë më i vogël se 1,2 miliardë lekë.
Aksionerët e kompanive nuk duhet të kenë precedentë penalë dhe të paktën njëri prej tyre duhet të ketë experiencë të mëparshme në fushën e lojërave të fatit.