Qeveria pret që Shqipëria të vizitohet më shumë nga turistët e rajonit gjatë sezonit veror pasi sipas tyre vendet e Bashkimit Europian ende nuk ka një politikë të qartë të kufijve.
Ministri i Turizmit Blendi Klosi është shprehur se turizmi gjatë verës pritet “të mbahet” kryesisht nga shqiptarët e Kosovës.
Në një intervistë për ABC News, Klosi tha se kanë nisur negociatat me qeverinë serbe dhe maqedonase për të lehtësuar kufizimet për turistët që do të vijnë nga këto vende.
Klosi paralajmëroi gjithashtu se do të zhvillojë disa takime në vendet e rajonit për të komunikuar me homologët e tij rreth një strategjie për thithjen e sa më shumë turistëve.
“Gomë shpëtimi do të kemi turizmin rajonal”, tha Klosi duke shtuar se këtë vit priten më shumë turist se vitin e kaluar por më pak se në 2019.
Klosi rikujtoi gjithashtu paralajmërimin e kryeministrit Rama për prishjen e të gjithë objekteve pa leje përgjatë vijës bregdetare dhe dënimin e autorëve.
“Kush ndërton pa leje, jo vetëm do të prishet, por në bazë të ligjit do të shkojë deri në 7 vite burg”, deklaroi Klosi.