Kryeministri Rama ka deklaruar se fermerët duhet t’i sigurojnë privatisht bizneset dhe pronën e tyre nga përmbytjet. Në një takim të organizuar sot me qytetarët e Novoselës, Kryeministri u shpreh se fermerët nuk mund të presin më ndihmë nga qeveria për dëmet që shkaktohen nga dukuritë natyrore.
“Shteti nuk është mamaja që e ka për detyrë të bëjë tre herë në ditë ushqimin, pavarësisht se çfarë bën ti. E thashë këtë jo për atë që iku, por për atë që mund të vijë” – tha Kryeministri.
Qeveria në bashkëpunim me Bashkimin Europian po kryen investime në shtratin e lumit Vjosë për të mos lejuar vërshimin e tij jashtë shtratit.